“Çështja” Samarxhiç “vuloset” sot, Marota pret në Milano drejtuesit e Udineze

Ashtu siç dhe pritej, këtë të hënë, drejtuesit e “zikaltërve” të Inter, më konkretisht drejtori sportiv, Bepe Marota do të takohet me drejtuesit e Udineze, për të mbyllur transferimin e talentit serb të mesfushës, Lazar Samarxhiç .

Tashmë marrëveshja dihet, 25 milionë euro bazë plus kartonin e mesfushorit 20-vjeçar, Xhovani Fabian, i vlerësuar në 10 milionë euro, mirëpo duket se “zikaltërit” janë duke menduar dhe për të ardhmen. Drejtuesit e Inter janë dijeni të potencialit të madh të Fabian ka e për këtë arsye “zikaltërit” mund të shtojnë në kontratë, një klauzolë, e cila i lejon atyre riblerjen e Fabian, në rast të një “shpërthimi” të tij, në elitën e futbollit italian.

 

sfidanti.al