Shqipëria ka pësuar humbjen e radhës në raundin e tretë paraeleminator për Kampionatin Evropian 2025 në basketboll. “Kuqezinjtë” u mposhtën të shtunën në transfertë nga Rumania me rezultatin 72-63, duke shënuar kështu humbjen e tertë në po kaq takime të zhvilluara në Grupin I. “Legjionarët” e Kombëtares së basketbollit e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke kryesuar deri në 15 pikë para, por më tej loja e “kuqezinjve” erdhi në rënie, e shoqëruar me gabime të shumta, për tu mbyllur kështu gjithçka me triumfin e vendësve.
Teksa, kalojmë te paraqitjet individuale, me 12 pikë, 4 ribaunde dhe 7 asiste, Elvis Dusha ishte lojtari me rendimentin më të lartë për Kombëtaren tonë gjatë kësaj përballjeje. Shifra të larta regjitroi gjithashtu dhe Daniel Lekdrenaj, i cili arriit të sigurojë 16 pikë dhe 11 topa të kapur të tabela, si dhe 4 asistime. Ndërkaq, kujtjomë se më 5 gusht Kombëtarja “kuqezi” do të mbyllë këtë fushatë paraeliminatoresh, teksa do të presë Sllovakinë në “Dhimitraq Goga”, duke shpresuar që të marrë fitoren e parë
sfidanti.al