Pasi dështuan të nënshkruanin me “bomberin” serb, të Fulham, Aleksandër Mitroviç, tashmë “gjigandët” arabë të Al-Hilal kanë vendosur fokusin e tyre në një tjetër sulmues me goxha eksperiencë në arenën evropiane.
Bëhet fjalë për “bomberin” maroken, Jusef En-Nesiri, për të cilin sauditët janë të gatshëm të paguajnë “andaluzianët” e Sevijas plot 45 milionë euro për kartonin e “yllit” të sulmit, si dhe t’i ofrojnë këtij të fundit një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 15 milionë euro në sezonin 26-vjeçarit. Në krahun tjetër, pas refuzoi kalimin te “çekiçët” e Uest Ham, En-Nesiri, duket se nuk do të lëvzi në një klub më të vogël se Sevija, por milionat arabe mund ta bëjnë për vete “bomberin”.
sfidanti.al