Pas 4 vitesh pjesë e “kuqezinjve” të Milan, “fantazisti” kroat i sulmit, Ante Rebiç, i ka dhënë “lamtumirën”, “gjigandëve” italianë, teksa mësohet se në ditët në vijim do të firmosë kontratë si lojtari më i ri i turqve të Besiktas.
“Shqiponjat” e Besiktas do të paguajnë në arkat e Milan vetëm 2 milionë euro për shërbimet e krotati, teksa do të nënshkruajnë me të një kontratë 3-vjeçare. Më tej, sipas raportimeve të mediave, Rebic pritet të mbërrijë në Stamboll, ditën e dielë të kësaj jave, ku dhe do të prezantohet si lojtari më i ri i “shqiponjave” të Stambollit.
sfidanti.al