Mos vallë Man. Junajtidi do të luajë për titull? Fitorja ndaj Arsenalit diçka tregon!

Suksesi ishte 2-0 dhe i merituar, ndonëse flasim për ndeshje miqësore të stinës së verës. Mançester Junajtidi, gjithsesi, i kënaqi tifozët sepse mundi 2-0 në SHBA një ekip rival si Arsenalin, që vjet ishte kandidat i madh për titull. Gazetat angleze lavdëruan shumë Bruno Fernandesin si kapiten dhe Xhejdon Sançon, duke theksuar se “djajtë e kuq” patën një mesfushë shumë të mirë. Ata ishin edhe autorët e golave, ndërsa shumë mirë luajti Antoni. Trajnerët Ten Hag dhe Arteta aktivizuan shumë lojtarë të formacionit për t’u dhënë minuta, dhe ky duel mund të jetë për titull gjatë sezonit.

Sfidanti.al