Pas zyrtarizimit të Serxhi Buskets tek Interi Majemi, tashmë “katalanasit” e Barcelonës kanë arritur të gjejnë zëvendësuesin e “veteranit’ i cili vjen pikërisht nga La Liga e më konkretisht nga klubi i Gironës.
Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Oriol Romeu, i cili i kushtoi “blugranave”, 4.5 milionë euro, si dhe arriti t’i “rrëmbejë” Pablo Torren, në huazim për sezonin e ardhshëm. Romeu i ka kryer të gjitha testet mjekësore në Barcelonë dhe tanime pritet vetëm prezantimi nga ana e sapnjollëve, që do të bëhët sapo futbollisti të mbërrijë në SHBA, aty ku “katalanasit” po bëhen gati për turneun para-sezonal.
sfidanti.al