Pas hemorragjisë cerebrale që pësoi “legjenda” e portës holandeze, Edvin van der Sar, tashmë një tjetër “legjendë” e futbollit botëror është në rrezik për jetën, pas një infeksioni të rëndë në zorrë. Bëhet fjalë për ish-“yllin” brazilian, Romario, i cili ditën e djeshme është dërguar me urgjencë në një spital në Rio de Zhaneiro.
“Legjenda” e futbollit brazilian, tashmë 57 vjeç, u shtrua në spitalin “Barra d’Or: pas shqetësimeve dhe dhimbjeve dhe u diagnostikua me një infeksion të zorrëve, ndërsa gjithçka filli kur Romario iu nënshtrua një operacioni urgjent në vitin 2021 për t’i hequr fshikëzën e tëmthit.
sfidanti.al