Pa një “bomber” vërtetë në majën e sulmit, francezët e Olimpik Marsej janë në kërkim të një sulmuesi, i cili mund t’i ndihmojë “blutë’ të rikthimin edhe një herë në majat e futbollit francez, ashtu siç dikur kanë qenë.
Për këtë arsye, bordi i francezëve i është vënë pas sulmuesit nga Gaboni, Pierr Emerik-Aubamejang, me këtë të fundit që aktuarlisht mban veshur fanellën e “bluve” të Çelsi. Në krahun tjetër, londinezët nuk do ta kishin problem të shisnin “veteranin” e sulmit, teksa besohet se mund të jenë të kënaqur me një ofertë prej 10 deri në 15 milionë eurosh, shifër kjo e arsyeshme për nivelin dhe moshën e lojtarit.
sfidanti.al