Rashica refuzon Fenerbahçen për rivalët historikë

Vetëm 6 muaj në huazim te kampionët turq të Gallatasarajy, duket se kanë mjaftuar, që anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica të bjerë në “dashuri” me “gjigandët” e Stambollit.

Për anësorin, tashmë 27-vjeçar kanë bërë një ofertë, rivalët e përbetuar të Galatas, Fenerbahce, mirëpo sipas mediave, Rashica mësohet të ketë thënë se, në Turqi luan vetëm te Gallatasaraj. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar ku ishte dhe i huazuar te turqit, Rashica arriti të shpallej kampion me skuadrën e Gallatasaraj, si dhe të shënonte 6 gola e të asistojë shokët e tij në 8 raste, në 30 përballjet e regjistruara.

sfidanti.al