Mosha një “numër’, 38-vjeçari anglez gjen ekipin e ri

Pavarësisht se tashmë është 38 vjeç, duket se karrierës së tij ende nuk i ka ardhur fundi dhe tashmë do të nisë një “aventurë” të re, te “blutë” e Everton, te të cilët u transferua si një lojtar me parametra zero.

Bëhet fjalë, për anësorin “veteran” të mbrojtjes, Ashli Jang, i cili pas “aventurës” së tij tek Aston Villa, ditën e sotme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore tek Everton e më pas do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimin për një tjetër vit. Everton fitoi “garën” me Lutonin për shërbimet e 38-vjeçarit, me këtë të fundit, që më herë në karrierën e tij ka luajtur dhe për ekipe si Mançester Junajtid, Inter e Uatford.

sfidanti.al