Formula 1 rikthehet në Afrikë

FIA dhe Ruanda kanë arritur një akord historik për të cilin është punuar prej vitesh dhe që rikthen garat e veturave më të sofistikuara të globit në kontinentin afrikan pas plot 37 mungesë. Sipas projektit të miratuar në parim nga të dy palët Formula 1 do të mbajë një Çmim të Madh në Ruanda duke nisur nga viti 2030.

Cirkuiti ku do të garohet është i vendosur vetëm 40 km larg Kigalit, shumë pranë “Bugesera International Airport”. Ai është projektuar nga “WurzDesign” e Alexander Wurz.