Tashmë gjithçka është pranë zyrtarizimit. Qendërmbrojtësi gjerman, Yann Aurel Bisseck ka zbritur në Milan për nënshkruar me klubin e tij të ri, “zikaltërit” e Inter, i cili do të firmosë menjëherë sa po hapet “drita jeshile” nga danezët e Aarhus, i cili është klubi ku 22-vjeçari luante.
Bisseck tha dhe disa fjalë për mediat sapo zbriti në aeroportin e Linates, ku u shpreh se ishte shumë i lumtur që kishte mbërritur tek Inter dhe shtoi gjithashtu se ishte gati për këtë sfidë në karrierën e tij.
“Jam i lumtur që jam këtu. Interi? Unë jam gati për këtë sfidë. Muri i ri i Interit? Shpresoj!”,- i shpreh 22-vjeçari gjerman i mbrojtjes, i cili erdhi tek Inter, pasi këta të fundit i paguan danezëve të Aarhus, klauzolën prej 7 milionë eurosh.
sfidanti.al