Pas nënshkrimit me dy “asa” të mesfushës, kampionëin e botës, Aleksis Mak Alister dhe “fantazistin” hungarez, Dominik Zhobozhlai, tashmë “të kuqtë” e Liverpul janë vënë pas një tjetër mesfushori, i cili konsiderohet si një ndër talentet më premtues të futbollit.
Bëhet fjalë për mesfushorin belg të “shenjtorve” të Sauthempton, Romeo Lavia. I dalë nga akademia e Manccester Siti, 19-vjeçari ka një vlerë kartoni në 32 milionë euro, mirëpo bordi i Sauthempton i ka bërë të qarta synimet e veta dhe nuk pranonë më pak se 60 milionë për “diamantin” e Premier Ligës, i cili pëlqehet shumë nga tekniku i “të kuqve”, Jurgen Klopp.
sfidanti.al