Mbape drejt Madridit, Xavi i “ftohtë” për merkaton e rivalëve

Ai riktheu magjinë dhe potencën e futbollit “katalanas”, në vetëm 2 sezone. Tekniku Xavi ka bërë një magji të vërtetë me Barçan e tij, teksa e ringjiti në majën e futbollit, spanjoll, duke arritur të fitojë trofeun e La Liga, sezonin që sapo lamë pas.

Mirëpo, në media po qarkullon lajmi se Kiljan Mbape mund të transferohet te rivalët e përbetuar të “blaugranave”, Real Madrid, por as ky fakt nuk e “tremb” teknikun Xavi, i cili duket se ka shumë besim te grupi i tij.

“Ne kemi respektin maksimal për Real Madrid, ne e dimë se ata me siguri do të forcoheshin me Kiljan Mbape. Por kjo nuk më intereson dhe nuk më shqetëson aspak”,- është shprehur tepër i ftohtë tekniku spanjoll.

sfidanti.al