Mbape “jashtë”, PSG hedh sytë nga “ylli” afrikan

“Ylli” francez i sulmit, Kiljan Mbape është gjithnjë e më afër largimit nga Parisi e për këtë arsye Presidneti Al-Khelaiffi po mendon për sjellë në “Parkun e Princave”, një “bomber” të vërtetë për ta vendosur nën “urdhrat” e teknikut Luis Enrike.

Mesa duket “manjati” arab e ka gjetur një sulmues të tillë dhe bëhet fjalë pikërisht për kampionin e Serie A, Viktor Osimen, i cili ahihet si “trashëgimtari” perfekt i Mbape në Paris.

Megjithatë, problem disi i vogël për transferimin e Osimen pritet të jetë çmimi “stratosferik” i vendosur nga Presidenti De Laurentis, me këtë të fundit, që nuk pranon më pak se 180 milionë euro për “bomberin” nigerian.

sfidanti.al