Sipas autoriteteve disiplinore të futbollit spanjoll, varianti i dhënë nga futbollisti i Vijarrealit nuk korrespondon aspak me pamjet filmike të asaj që ndodhi në ndeshjen ndaj Realit. Në atë kohë, Aleks Baena pretendoi se Federiko Valvede e goditi në parkimin e “Santiago Bernabeut”, ndërsa uruguajani i Realit tha se ai ishte reagim pasi ai i ofendoi familjen, duke i thënë “qaj tani që fëmija yt nuk do të lindë”. Baena e hodhi poshtë këtë, por sipas Disiplinës futbollisti i Vijarrealit nuk thotë të vërtetën.
Sfidanti.al