Mbrojtësi i Anglisë është një “shkëmb” i vërtetë, që ka dhënë shumë për ekipin kampion dhe për kombëtaren. Kajl Uolker vërtet ka 33 vjeç mbi supe, por forma mbetet shumë e mirë, përgatitje fizike është sipërore, dhe shpejtësia e krahasueshme me sulmuesit më të rrufeshëm në botë. Mançester Siti kërkon të zgjasë kontratën me mbrojtësin e krahut (që mund të luajë disa role), dhe që fiton rreth 200 000 paundë stërlina në javë. Trajneri Pep Guardiola kërkon që kjo të ndodhë sa më shpejt. Gjithsesi, në “pritë” është Bajerni i Mynihut, i cili po lufton fort që ta marrë futbollistin anglez, dhe që nuk e ka problem t’i japë një rrogë shumë të mirë.
Sfidanti.al