Verstapen dominon dhe arrin fitoren e shtatë të sezonit

 

Kampioni i botës nuk ka ndërmend t’i hapë rrugën dikur në Formula 1, ndërsa arriti suksesin e 7-të në Kampionatin Botëror. Maks Verstapen dominoi në Çmimin e Madh të Austrisë, në “Red Bull Ring”, ndërsa pasi tij u renditën Sharl Lëklerk i Ferrarit dhe Sergio Perez i Red Bullit. Dominim pra i skuadrës austriake, me dy pilotët në podium dhe me fitoren e të 9-të garave deri tani, shtatë nga Verstapen dhe dy nga Perez. Kaq besim pati holandezi tek fitorja, saqë në xhiron e fundit bëri ndryshim të gomave për të fituar pikën e xhiros më të shpejtë. Verstapen kryeson me 229 pikë ndaj 148 të Perezit, dhe i treti është Fernando Alonso me 129 pikë. Për skuadra, Red Bull ka 377 pikë, ndaj 178 të Mercedesit dhe Aston Martin ka 172.

Sfidanti.al