Brozoviç do të shkojë tek Al Nasri, Interi do të marrë Fratezin!

Natyrisht, mesfushorin italian e do edhe Milani, por besohet se zikaltërit do të kenë tani paratë për të vepruar. Klubi saudit mund të japë deri në 23 milionë euro për kartonin e Marcelo Brozoviçit, ndërsa Fratezi besohet se shkon deri në 30 milionë (me gjasë edhe 35), diçka që mund të arrihet. Al Nasri e paska bindur mesfushorin kroat, dhe ka qenë drejtori sportiv, Vuçeviç, ndërsa sezonin që vjen do të luajë në krah të Kristiano Ronaldos. Interi, tashmë do të duhet të përfundojë transferimin 50-milionësh të Onanës tek Mançester Junajtid për të marrë kartonin e Lukakut.

Sfidanti.al