Bledar Mesi, kampioni 41-vjeçar i Shqipërisë dhe Ballkanit me mbi 250 medalje

Pista e re i ka mbledhur të gjithë, edhe pse nuk është pikërisht ajo që pritej. Ata që kanë dëshirë të jenë kampionë në atletikë padyshim që i gjen në tartanin e shtruar te Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, dhe një prej më të spikaturve është Bledar Mesi. Ky atlet nga Shkodra, edhe në moshën 41-vjeçare nuk i ndahet sportit të nivelit të lartë, duke pasur edhe rezultate të larta. Vazhdon të marrë pjesë në kampionatet kombëtare për të rritur dy fitoi dy tituj kampion me rezultate të larta, si dhe mori pjesë në Kampionatin Europian Ekipor të Atletikës. Në garën e 1500 metrave zuri vendin e 9-të. Për veteranët, Mesi është absolutisht atleti më i mirë në Shqipëri dhe kampion i dyfishtë i Ballkanit. Numri i medaljeve të tij është mbi 250, që është një rekord për Shqipërinë, e ndoshta edhe për Europën.

Sfidanti.al