Reali thotë se është “i akullt” kur vjen puna për Kilian Mbapenë

Klubi i madh spanjoll doli një herë huq dhe nuk dëshiron që kjo t’i ndodhë përsëri. Përtej situatës së turbullt të Kilian Mbapesë tek Paris SG, Reali i Madridit nuk po bën asnjë lëvizje, nuk ka asnjë deklaratë, dhe mediat spanjolle nuk raportojnë për ndonjë përgatitje për blerje. Mbape cilësohet si ylli më i madh i futbollit botëror dhe që pritet të bëhet edhe më i madh, ndërsa nuk dihet nëse do të luajë sezonin që vjen tek PSG apo jo. Reali mund ta marrë për 200 milionë euro pasi francezët e kanë vënë çmimin, ndonëse “Marka” shkruan se Madridi do të presë deri në 1 janar 2024.

Sfidanti.al