Ylli 70-milionësh Tonali cilësohet i duhuri në “mozaikun” e Njukasëllit

Shpenzimi nuk është aspak i vogël, por besohet se po vjen një futbollist që do të ketë shumë ndikim. Sandro Tonali “u dorëzua” nga Milani dhe iu dha Njukasëllit, pasi klubi anglez (lexo: sheikët sauditë) treguan milionat në tavolinë. Transferimi i mesfushorit organizator, që cilësohet një regjisor i lojës, mund të arrijë në 70 milionë euro, ndërsa mediat angleze shkruajnë se Tonali do ta ndihmojë shumë skuadrën e trajnerit Edi Houi. Ai cilësohet si lojtari ideal për futbollin anglez, dhe do të ndikojë tek të gjithë të tjerët, si dhe do të bëjë që Bruno Gimaresh të luajë më shumë në sulm.

Sfidanti.al