Futbollisti do të marrë fanelën me numrin 6, atë që iu premtua ndërsa firmosi si lojtar i ekipit të parë. Gavi është më në fund i pranuar nga La Liga si futbollist me kontratën e rinovuar me Barcelonën, dhe me klauzolën prej 1 miliardë eurosh. Natyrisht, ai do të ketë një rrogë të rëndësishme, ndërsa klubi katalnas arriti një sukses të rëndësishëm kur La Liga pranoi planin e saj ekonomik. Kjo do të thotë se mund të merren lojtarë të rinj këtë verë.
Sfidanti.al