Sulmuesi i Atletikos së Madridit nuk e kafshoi aspak gjuhën kur u pyet për atë që ndodhi përpara ndeshjes së fundit të Belgjikës. “Djajtë e kuq” fituan 3-0 në fushën e Estonisë, por vëmendja kryesore mediatike ishte tek reagimi i Tibo Kurtuasë. Portieri i Realit bojkotoi hotelin ku ishte grumbulluar ekipi, pasi në ndeshjen e kaluar ndaj Austrisë trajneri zgjodhi kapiten Romelu Lukakun dhe jo atë. Kjo, në mungesë të Kevin De Brujnes së dëmtuar. “Jemi shumë të zhgënjyer me sjelljen e tij”, tha Karrasko.
Sfidanti.al