“Më zgjoni kur të përfundojë shtatori”

Mediat gjermane kanë nisur shakatë dhe gallatën me ekipin e tyre kombëtar që u mund në miqësore edhe nga Kolumbia. E paangazhuar në eliminatoret e Europianit, duke qenë organizatore, Gjermania luajti miqësoren e dytë në pak ditë dhe pësoi disfatën e dytë, 0-2 me kolumbianët pas asaj 0-1 ndaj polakëve (që i mundi Moldavia!). “Më zgjoni kur të përfundojë shtatori”, shkruan me shaka një media bavareze, duke e pasur fjalën për trajnerin Hansi Flik që sipas saj në shtator ka shansin e fundit për të shpëtuar detyrën. DFB gjithsesi për momentin i ka dhënë mbështetje trajnerit.

Sfidanti.al