Ilkai Gyndogan paska zgjedhur Barcelonën!

Mançester Siti mund të jetë kampion i Europës dhe i Anglisë, e të ketë në stol atë që cilësohet si trajneri më i mirë në rruzull. Të gjitha këto ndonjëherë nuk vlejnë sa një bluzë e lavdishme dhe sa emocionet e një aventure të re. Ilkai Gyndogan ka bërë pikërisht këtë zgjedhje, pasi karrierën do ta vazhdojë tek Barcelona. Kështu shkruan shtypi spanjoll, dhe madje ai madrilen, ndërsa mesfushori gjerman pritet të ndihmojë ekipin katalanas të trajnerit Ksavi Hernandez për të fituar La Ligën (përsëri) dhe më në fund Championsin pas 9 viteve.

Sfidanti.al