Fratezi, lideri i Italisë po shkon me vrap drejt Interit

Me gjasë, do të largohet Marcelo Brozoviç dhe Kristjan Asllani do të ketë sërish konkurrencë të fortë në mesfushë. Drejt Interit po shkon Davide Fratezi, i cili po cilësohet si lideri i ri i kombëtares së Italisë, me atë që bëri në “katërshen finale” të Ligës së Kombeve. Mesfushori i Sasuolos ishte një udhëheqës dhe njeri me cilësi të mëdha, ndërsa zikaltërit shpresojnë të krijojnë “dyshen e ëndrrave” Barela-Fratezi. Natyrisht, do të duhen 35 milionë euro të paktën për ta marrë.

Sfidanti.al