“Bombë” nga Paris SG, Luis Enrike për stolin!

Ka shumë thashetheme në kryeqytetin e Francës dhe kudo gjetkë kur është fjala për këtë ekip. Presidenti Naser Al Helaifi po bën ç’mos që të gjejë një trajner “për të qenë”, ndërsa tek Paris SG nuk kanë bërë punë as Karlo Ançeloti dhe deri diku as Tomas Tuhel apo Maurisio Poçetino. Me Kristof Galtienë të larguar, PSG po mendon për disa emra, dhe është folur për Nagelsmanin, Artetën e ja tani edhe për Luis Enriken. Ish-trajneri i Barcelonës dhe i Spanjës është përfolur për shumë ekipe, deri edhe për kombëtaren e Brazilit. “L’Ekip” komenton se Luis Enrike do të jetë trajneri i ri i Paris SG.

Sfidanti.al