Milani mund të largojë deri gjysmën e skuadrës

Një verë e vështirë për klubin kuqezi. Nuk është e lehtë të përsëritesh, ndërsa në dy sezonet e fundit u arrit të fitohej titulli dhe të shkohej në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Tashmë, Milani bën llogaritë se duhen shumë punime në skuadër. Trajneri Stefano Pioli dhe drejtuesit teknikë do të duhet të marrin disa vendime. Së pari u larguan ata që ishin të huazuar, dhe që nuk u deshën më, me përjashtim të Brahim Diazit që e mori Reali. Tashmë, ka shumë lojtarë që janë nën kontratë, por që nuk janë në planet e teknikut. Rebiç, Origi, Adli, Kaldara, Daniel Maldini, Balo-Ture, Dest, Vranks, Bakajoko e ndoshta edhe De Keteleri nëse ofrohen 28 milionë euro.

Sfidanti.al