Shans për Strakoshën, portieri titullar i Brentfordit kërkon që të largohet

E ka emrin David Raja, ka qenë gjatë gjithë kohës në mbrojtje të katërkëndëshit të skuadrës së Premier Ligës dhe ka luajtur mjaft mirë. Portieri spanjoll kërkon që të largohet nga Brentfordi, ndërsa Totenhemi dhe Mançester Junajtidi e kërkojnë për sezonin që vjen. Klubi i tij kërkon 40 milionë paundë stërlina për kartonin, një shifër e madhe për një portier, ndërsa pritet të ketë bisedime për ta ulur sado pak. Largimi i Rajës mund të ndihmojë portierin e kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, i cili ka qenë zëvendësues i tij gjatë gjithë sezonit.

Sfidanti.al