Daliç: Fakti që në stadium do të jenë 25 000 tifozë kroatë, tregon se çfarë ka arritur ky ekip!

Kroacia është në një tjetër finale, ndërsa është mësuar edhe me gjysmëfinale. Skuadra ballkanase do të luajë sot në Holandë për titullin e Ligës së Kombeve, përballë saj do të jetë Spanja, ndërsa tifozët “vatreni” janë të shumtë në Roterdam. Ndeshja luhet në stadiumin e Fejënordit, “De Kajp”, me kapacitet ndoshta 40 apo 50 000 vende, ndërsa tifozët kroatë janë shumë. “Fakti që në stadium mund të jenë 25 000 tifozë kroatë, – thotë trajneri i kombëtares, Zlatko Daliç, – tregon se çfarë ka arritur ky ekip. Shpresojmë që të fitojmë. Do të jetë një finale e madhe përballë një rivali shumë të vështirë”.

Sfidanti.al