Ishin rreth 5 000 tifozë iberikë në stadiumin e Tventes në Enshede, dhe u mrekulluan nga loja e ekipit të tyre që e dominoi Italinë, edhe pse fitoi në fund. Spanja i është kthyer traditës së lojës sulmuese, tiki-taka, me pasime dhe me sundim të fushës, ndërsa një lojtar që i kënaqi më shumë tifozët ishte Hoselu. Ata kënduan e brohoritën për autorin e golit të fitores duke e cilësuar madje edhe më të mirë sesa Erling Halandin e Mançester Sitit, edhe pse ky është Këpuca e Artë e Europës.
Sfidanti.al