Tek Arsenali apo Barcelona, ku do të shkojë Ilkai Gyndogani?!

Nuk është thënë fjala e fundit, e ndoshta mund të vazhdojë tek Mançester Siti ku është kapiten. Megjithatë, e ardhmja e Ilkai Gyndoganit duket gjithnjë e më lart stadiumit “Etihad”, sidomos tani që arriti ta fitonte edhe Championsit. Barcelona është konsideruar gjithmonë favorite për të marrë shërbimet e futbollistit gjerman me origjinë turke, ndërsa në lojë ka hyrë edhe Arsenali. Mediat angleze shkruajnë se trajneri Mikel Arteta synon titullin në Premier Ligë sezonin që vjen, dhe i duhen lojtarë me përvojën e Gyndoganit, ndërsa ky mund të tërhiqej nga fakti që të fitonte kampionatin anglez me një ekip tjetër.

Sfidanti.al