Nëse tek meshkujt legjendat kanë qenë dhe mbeten të shumta, e mund të veçohet një Habib Nurmagomedov apo Konor Mekgregor, tek femrat është një emër që dallohet mbi të gjithë. Amanda Nunjez ishte kampionia nga Brazili që dominoi artet e përziera marciale (MMA) dhe sidomos kategorinë më të njohur të tyre, kampionatin botëror UFC. Nunjes vendosi t’i jepte fund karrierës në moshën 35-vjeçare, pasi u bë e para femër kampione e botës e dy divizioneve të ndryshme të UFC-së dhe e treta që fitoi tituj në dy kategori të ndryshme peshash. Ajo mbetet e vetmja që mbrojti dy tituj në UFC, ku ishte kampione.
Sfidanti.al