Kristianon kur ishte i vogël e quanin “qaraman”, thotë një i njohur!

As nuk mund të mendohet diçka që mund ta detyrojë Kristiano Ronaldon të ofendohet ditët e sotme, me përjashtim ndoshta të triumfeve të Lionel Mesit. Gjithsesi, nuk ka qenë gjithnjë si këta vite kur “luzitani” shkëlqen tek Reali i Madridit.

Një i njohur i tij i kohës së fëmijërisë, i quajtur Rikardo Santos, zbulon një detaj të veçantë dhe të papritur të shumë e shumë viteve më parë. “Ne e quanim qaraman, – thotë duke qeshur Rikardo, – sepse gjithnjë donte vetëm që të fitonte, njëlloj si sot. Kur humbiste, ose kur lojtarët e tjerë nuk ia pasonin topin, zakonisht fillonte të qante”.

Këto ishin historitë e vegjëlisë në Madeira, qytetin e tij të lindjes, aty ku sot Kristiano është një hero, dhe ku mbrëmjen e djeshme luajti një miqësore të Portugalisë ndaj Suedisë.

Sfidanti.al