Nga mbrojtja në sulm, tre lojtarë në listën e blerjeve të “Djallit”

Goditja ishte e rëndë, por Milan nuk ka kohë për të humbur. Pas largimit të Paolo Maldinit dhe ndryshimeve në sektorin tektik të klubit, kuqezinjtë kanë nisur punën në merkaton e verës. Shumë emra afrohen me “Djallin”, por duket se pista e preferuar e drejtuesëve të rinj është Bundesliga gjermane. Pikërisht në këtë Ligë ndodhen edhe tre futbollistët e parë të evidentuar nga trajneri Stefano Pioli dhe i përshtaten stradegjisë së klubit për lojtarë të rinj dhe jo shumë të kushtueshëm, por edhe me eksperiencë dhe polivalentë.

I pari në listën e Milan është Markus Turam. Në skadencë me Gladbah, sulmuesi francez shihet si zëvendësuesi i Olivie Zhiru. Një tjetër lojtar që përmbush kushetet mund të jetë një përforcim i rëndësishëm në mbrojtje. Bëhet fjalë për Evan Ndika. Futbollistit gjithashtu i skadon kontrata me Eintraht Frankfurt, por për shërbimet e tij, Milan duhet të mundë rivalitetin e Romës. Po nga Frankfurti vjen edhe objektivi tjetër i klubit italian. Me parametra zero mund të transferohet Daiçi Kamada, japonezi 27-vjeçar që kishte arritur një marrëveshje verbale me Maldinin.

Sfidanti.al