“Përmbysja e Barcelonës do të bëjë që pas 9 muajsh të ketë shumë punë në maternitete, pasi sonte do të bëhet shumë dashuri”. Këto ishin fjalët e Gerard Pikesë pas suksesit të madh të Barcelonës ndaj Paris SG në Ligën e Kampionëve.
Gjithsesi, duhej të kishte qenë ndonjë tjetër futbollist që duhej ta kishte bërë këtë profesi shumë kohë përpara të shoqit të Shakirës. Duhej të kishte qenë një lojtar i Islandës.
Sot, 9 muaj pasi suksesit fenomenal të ishullorëve në Euro 2016, ka plasur puna në maternitetet në Veri të Europës. Në 26 qershor, golat e Sigurdsonit dhe Sigtorsonit përmbysën atë të Runit për Anglinë, dhe Islanda arriti në çerekfinalet e Europianit. Në 26 mars 2017, por edhe në ditë të tjera më parë, u regjistrua një rritje jo normale e lindjeve, siç e shpjegon një mjek i njohur në faqen e të përditshmes Visir.
Ja pra, suksesi i futbollit ndikoka për të zgjidhur një problem të madh europian, atë të plakjes së popullsisë. Gjithsesi, gjermanët, italianët dhe të tjerë si këta, që kanë arritur suksese në futboll, duhet të ndjekin shembullin e islandezëve.
Sfidanti.al