Uest Hemi fiton kupën e dytë europiane, e para pas gati 60 viteve

Është një trofe mjaft i ri, por vlerën e ka padyshim të madhe. i takoi Anglisë edicioni i dytë i Ligës së Konferencës, fituar nga Uest Hemi në finalen e Pragës kundër Fiorentinës. Një përballje e fortë, në të cilën italianët nuk përsëritën dot suksesin e Romës të arritur vitin e kaluar në “Arenën Air Albania” të Tiranës. Said Benrahma me penallti në 62’ dhe Xharrod Bouen në minutën e 90-të ishin autorët e golave për skuadrën e trajnerit Dejvid Mojes, ndërsa “vjollcët” e Italianos barazuan  me Xhakomo Bonaventurën në 67’. Një sfidë e ashpër, ku Fiorentina bëri më shumë edhe pse nuk cilësohej favorite, me 63 për qind mbajtje topi dhe 17 gjuajtje gjithsej ndaj 8 të Uest Hemit. Në kuadrat, gjithsesi, dy ekipet patën nga 4. Kjo është kupa e dytë europiane për Uest Hemin, që të patën e fitoi në 1965 nën udhëheqjen e legjendarit Bobi Mur, pra gati 60 vjet më parë, Kupën e Kupave, në suksesin po 2-1 ndaj ekipit gjerman, TSV 1860 Mynih.

Sfidanti.al