Dhuna e futbollit mbetet në modë, ndodh edhe para finales në Pragë!

Tifozët e Uest Hemit në përgjithësi kanë pasur nam të zi në Angli, për agresivitetin e tyre. Kanë qenë ndër më të këqinjtë, ndonëse këto kohë ishujt britanikë nuk janë shqetësuar shumë nga dhuna. Madje, situata qenka përmbysur në “anapulla” pasi në Pragë, në vigjilje të finales së Ligës së Konferencës mes Uest Hemit e Fiorentinës, një grup tifozësh londinezë u sulmuan nga ultras të “vjollcëve”. Kuptohet, në çdo qytet të rëndësishëm të Europës ka grupime të tilla, ndonëse jo që të gjithë tifozët e Uest Hemit apo Fiorentinës janë të dhunshëm. Këtë herë kombinimi ishte “në favor” të italianëve.

Sfidanti.al