Të Kaltrit do të luajnë gjysmëfinalen ndaj iberikëve në Holandë, dhe trajneri nis grumbullimin. Italia, kampione e Europës, ka detyrën e parë për të sfiduar Spanjën në 15 qershor në përballjen e Ligës së Kombeve dhe Roberto Mançini ka botuar listën e futbollistëve që ka thirrur. Në ekip kthehet Zaniolo, ndërsa është e qartë se brezi italian po ndryshon dhe nga veteranët janë pak si Bonuçi, Zhorginjo, Verrati, Kieza apo Imobile.
Lista
Portierë: Donaruma, Meret, Vikario. Mbrojtës: Açerbi, Bastoni, Bonuçi, Darmian, Di Lorenco, Dimarko, Spinazola, Toloi. Mesfushorë: Barela, Kristante, Fratesi, Zhorzhinjo, Lorenco Pelegrini, Verrati, Zaniolo. Sulmues: Kieza, Gnonto, Imobile, Raspadori, Retegui.
Sfidanti.al