Lotar Mateus: Bajerni ka shanse me Vlahoviçin dhe Rajsin

Në Gjermani e quajnë “pesimisti i përjetshëm”, sepse vazhdimisht ka dyshuar dhe ka kritikuar klubin bavarez. Lotar Mateus nuk është aspak i dëshiruar tek Bajerni, dhe ish-presidenti Uli Hënes ka folur qartë për këtë, veçse këtë herë duket se është ndryshe. Ish-kapiteni i shquar gjerman thotë se klubi në “Zebener Shtrase” ka shanse që të marrë lojtarë të tillë si Deklan Rajs dhe Dushan Vlahoviç. Flitet për shpenzime të mëdha, pasi Uest Hemi kërkon 100 milionë euro apo më shumë për Rajsin dhe Juventusi 80 milionë euro për Vlahoviçin. Për Mateusin, këto blerje janë të arritshme nga Bajerni.

Sfidanti.al