Specialisti nga Australia e mbylli me sukses aventurën e tij në Skoci dhe tani do të nisë një tjetër në Angli. Ange Postekoglu ka rënë dakord që të largohet nga Sëlltiku ku fitoi titullin kampion, dhe për të firmosur kontratën 3-vjeçare me Totenhemin. Presidenti Daniel Levi gjen teknikun që donte, ndërsa nuk i erdhën Poçetino apo Nagelsman. Të shohim se çfarë do të bëjë australiani në stolin e Spërsave, që është një skuadër shumë e vështirë për t’u drejtuar.
Sfidanti.al