Arjan Ademi do t’i rikthehet futbollit në tetor të këtij viti, pasi dënimi i tij për fat është tkurrur ndjeshem.
Sot edhe zyrtarisht Gjyqi i Arbitrazhit Sportiv në Lozane publikoi vendimin për zvogëlimin e dënimit nga katër në dy vite për Arijan Ademin, futbollistin e Dinamo Zagreb dhe reprezentuesin e Maqedonisë. Ai do të kthehet në fushë me 7 tetor të këtij viti.
Ademi ishte dënuar me katër vjet pasi doli pozitiv në doping pas ndeshjes Dinamo – Arsenali, ku kishin triumfuar kroatët.
Tani apeli për ta zbritur dënimin është pranuar nga CAS duke e shkurtuar atë në dy dhe Ademi edhe zyrtarisht do t’i rikthehet futbollit në tetor të këtij viti