Mançester Siti fiton Kupën e Anglisë, Gyndogan bën Halandin në derbi

Nuk ishte pasditja e sulmuesit norvegjez që u mbulua fort nga Mançester Junajtidi në “Uembli”. Gjithsesi, Mançester Siti ia doli të triumfonte 2-1 në finalen e Kupës së Anglisë në stadiumin legjendar londinez, duke e merituar dhe duke hedhur një tjetër hap drejt “treshes”. Më parë ishte fituar titulli, ndërsa në radhë është finalja e Championsit këtë të shtunë në Stamboll përballë Interit. Skuadra që mund të cilësohet si më e mira e Europës ia doli falë dy golave të mesfushorit gjerman, Ilkai Gyndogan, ndërsa Bruno Fernandes barazoi përkohësisht me penallti. Junajtidi bëri shumë, por sërish nuk ishte e mjaftueshme, edhe pse Siti nuk dominoi dot siç bëri ndaj Bajernit, Arsenalit apo Realit.

Sfidanti.al