Kasemiro është “telebingo” e Man. Junajtidit, dhe pse u mor si “frengu pulën”

Klubi i “Old Trafordit” bëri një sakrificë, ndonëse fuqinë financiare e ka. Mançester Junajtidi mori verën e kaluar një kampion të Europës dhe të Spanjës, pikërisht Kasemiron, pasi pagoi 70 milionë paundë stërlina për kartonin e tij, rreth 80 milionë euro. Edhe rroga nuk ishte aspak e vogël, 375 000 paundë stërlina në javë, ndër më të lartat në Angli, por pas një sezoni analistët në ishull mendojnë se ia vlejti çdo “peni”. Me Kasemiron në udhëheqje, në krah të Bruno Fernandesit, skuadra e trajnerit Erik Ten Hag u kthye në Champions (doli e treta në Premier), fitoi Kupën e Ligës dhe sot do të luajë finalen e Kupës së Anglisë. Dështimi i vetëm ishte në Ligën e Europës, ndonëse eliminimi erdhi nga Sevilja kampione, pasi u kualifikua ndaj Barcelonës dhe Betisit.

Sfidanti.al