Legjendat ikin nga Parisi, pas Mesit vjen radha e Sergio Ramosit

Ish-kapiteni i Realit nuk mund të kishte një karrierë për t’u mbajtur shumë mend tek PSG, ndonëse u përpoq të jepte maksimumin dhe ta shijonte deri në fund. Sergio Ramos u tregoi të gjithëve se mund të luante futboll edhe pas dëmtimit, edhe larg “Bernabeut” e Spanjës, por tashmë ka ardhur momenti i lamtumirët. Yjet po largohen nga Parisi, dhe qendërmbrojtësi spanjoll do të jetë i dyti pas Lionel Mesit. Vetë Ramosi 37-vjeçar lajmëroi vendimin në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën, pasi nuk besohet ta mbyllë që tani. Me gjasë, në Arabinë Saudite.

Sfidanti.al