Murinjo ia dorëzon medaljen tifozëve: Nuk e dua argjendin!

Trajneri portugez kishte një bilanc të përsosur përpara kësaj ndeshjeje. Ai kishte fituar 5 finale europiane, nga të cilat 2 Champions, 2 të Ligës së Europës dhe një të Ligës së Konferencës, dhe kjo ndaj Seviljes në Ligën e Europës ishte humbja e tij e parë. Pas ceremonisë në stadiumin “Ferenc Pushkash” të Budapestit, Zhoze Murinjo e hoqi shpejt nga qafa medaljen e argjendit, pra të vendit të dytë, dhe e hodhi drejt tribunës ku ishin tifozët e Romës. Medaljen e mori një tifoz i ri, ndërsa portugezi tha se nuk i pëlqente argjendi.

Sfidanti.al