Sevilja bën 7 fitore të Ligës së Europës në 7 finale!

Skuadra spanjolle mbetet e “panjollë” në këtë konkurrim, edhe kur e kishte emrin Kupa UEFA. Sevilja mposhti Romën vetëm pas 11-metërshave në finalen e Ligës së Europës të luajtur në Budapest, dhe tashmë është 7×7 me ndeshjet fundore, e gjitha kjo në 17 vjet. Një histori suksesi e pakrahasueshme në këtë nivel të futbollit europian të klubeve, ndonëse sfida me italianët ishte tepër e vështirë. Dibala shënoi i pari për Romën, por Sevilja barazoi pas pushimit me autogolin e Mançinit, e në fund ia doli me penallti. Asnjë ekip tjetër në Europë nuk e ka fituar këtë kupë më shumë se 3 herë.

Sfidanti.al