Vllaznia e femrave bën historinë, 10 kupa dhe kampionate radhazi!

Sukseset nuk kanë të ndaluar. Vetëm pak ditë pas fitores së titullit kampion, Vllaznia e femrave në futboll i shtoi një tjetër trofe historisë së saj. Skuadra shkodrane fitoi Kupën e Shqipërisë, pas finales ndaj Apolonisë së Fierit që u luajt në kryeqytet. Sfida fundore përfundoi 4-1, ndonëse pati histori dhe konkurrencë, të paktën në 45 minutat e para. Fieraket kaluan në avantazh të parat me Klea Amonikajn, por më pas pati vetëm monolog të femraver nga Shkodra. Gresa Berisha realizoi dy gola, dhe nga një i shënuan sulmuesja kryesore Megi Doçi si dhe Shala. Kjo ishte kupa e 10-të radhazi e fituar nga skuadra kuqeblu, që drejtohet nga trajneri Nikolin Leka. Po ashtu, Vllaznia ka 10 tituj kampion radhazi edhe në Superligë, duke qenë dominuesja absolute e futbollit të femrave në Shqipëri. Tashmë, gjithçka do të jetë pushim për disa javë, e më pas skuadra do të përgatitet për Championsin ku synon të përsërisë suksesin e madh të këtij sezoni, kur u kualifikua për në fazën e grupeve.

Sfidanti.al