Bajerni jep 100 milionë për Rajsin, edhe pse është pa drejtor sportiv

Hasan Salihamixhiç u shkarkua menjëherë pas fitores së titullit në ndeshjen e fundit të sezonit në Këln. Bashkë me të edhe shefi ekzekutiv, Oliver Kahn, ndërsa mediat gjermane shkruajnë se Bajerni nuk po nxitohet për të marrë një drejtor të ri sportiv. Pasardhësi i “Brazos” mund të presë, ndërsa kjo gjë nuk mund të thuhet për bisedimet me Deklan Rajsin. Ka pasur takime dhe palët qenkan afruar, ndonëse vetëm kartoni i mesfushorit të Uest Hemit shkon në 100 milionë euro. Bajerni, besohet se është gati të shpenzojë sepse i duhet një mesfushor i fortë mbrojtës.

Sfidanti.al